Flash News

KRYESORE

Trump dhe Erdogan bien dakord të bashkëpunojnë në luftën kundër coronavirus, zbardhet telefonata

Trump dhe Erdogan bien dakord të bashkëpunojnë në

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti i SHBA Donald Trump kanë rënë dakord për më shumë bashkëpunim mes dy vendeve në luftën kundër covid-19.

Sipas një njoftimi nga zyra e presidencës turke, dy presidentët kanë diskutuar mes tyre në telefon për pandeminë, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.

Sipas njoftimit, të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë "bashkëpunimin e tyre të ngushtë" kundër kërcënimeve të paraqitura nga coronavirusi për shëndetin publik dhe ekonominë. Kjo do të ishte një "domosdoshmëri e frymës së solidaritetit të kërkuar nga aleatët e NATO-s", thuhet në mesazh.

Të dy udhëheqësit gjithashtu folën në telefon edhe në fund të marsit.

Sh.B.A ka numrin më të madh të infeksioneve COVID-19 në botë dhe Turqia renditet tani në vendin e shtatë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins për numrin e rasteve. Të dyja vendet kanë tejkaluar edhe shifrat e Kinës, ku u shfaq për herë të parë COVID-19.

Ministri i shëndetësisë i Turqisë tha se gjithsej 2,017 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në vend. Fahrettin Koca, në shifrat e publikuara në Tëitter të dielën, tha se 3,977 infeksione të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 86306.

Rastet e konfirmuara në Turqi kanë tejkaluar shifrat edhe në Iranin fqinj, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins.

Të fundit