Flash News

KRYESORE

Trump dhe stili i tij arrogant rrit pasigurinë e evropianëve

Trump dhe stili i tij arrogant rrit pasigurinë e evropianëve

Turneu i parë i presidentit të SHBA, Donald Trump në Evropë duhet të ishte rasti për të zbutur dhe qetësuar gjakrat.

Por, si në Bruksel ashtu dhe në Siçili, presidenti amerikan, si në karakter ashtu dhe në formë, ushqeu më tepër dyshimet dhe mosbesimin.

Fjalimi i së enjtes, në selinë e Aleancës Atlantike shërbeu si referencë duke e shfaqur si mbështetës të fortë të kontribuesve amerikanë.

Drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, në një fjalim që përmbante shpeshherë tonet e fushatës, shprehu për aleatët e akuzuar se duhet të japin më shumë para.

Imazhi i presidentit të fuqisë së parë botërore duke shtyrë kryeministrin e Malit të Zi për t’u vendosur në radhën e parë, nuk ka kontribuar në qetësimin e gjakrave.

Kjo hyrje ka përforcuar ndjenjën se nëse presidenti republikan shijoi me një kënaqësi të pafshehur pritjen mbretërore që iu rezervua në Arabinë Saudite, ndalesa e tij evropiane ngjalli tek ai më pak entuziazëm.

Të fundit