Flash News

KRYESORE

Trump e propozoi si pasardhës të Donald Lu, shqiptari refuzon ofertën

Trump e propozoi si pasardhës të Donald Lu, shqiptari refuzon

Peter Lumaj, kandidati republikan për guvernator, ka deklaruar ditën e djeshme se ka refuzuar ofertën e administratës së Donald Trump për të qenë ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, pas Donald Lu të cilit i mbaron mandati në qershor. 

Në një artikull të “TheCTMirror” shkruhet se Lumaj i cili shkoi në SHBA në periudhën komuniste, rret 30 vite më parë, ka refuzuar ofertën pasi sipas tij mund t’i shërbejë më mirë shtetit duke qenë i pranishëm sesa duke qenë larg tij.

“Më është ofruar një punë për të qenë ambasadori i ardhshëm në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara,” tha Lumaj për Komitetin Republikan të qytetit. Lumaj nuk ka pranuar të flasë për periudhën kur i është bërë oferta dhe se çfarë përfshinte.

Të fundit