Flash News

KRYESORE

Trump fton zyrtarisht Presidentin rus në Shtëpinë e Bardhë

Trump fton zyrtarisht Presidentin rus në Shtëpinë e Bardhë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton njoftoi se Shtëpia e Bardhë ka ftuar zyrtarisht Presidentin rus Vladimir Putin në Uashington.

“E kemi ftuar Presidentin Putin në Uashington,” tha Bolton në një konferencë shtypi në Gjeorgji.

Bolton u shpreh se gjatë vizitës në Moskë i kishte dhënë Presidentit Putin një ftesë për të vizituar Uashingtonin vitin e ardhshëm. Ende nuk bëhet me dije nëse Putin e ka pranuar ftesën.

Një ftesë e mëparshme e Presidentit Trump për Putin u prit me kundërshtime në Uashington duke përfshirë edhe nga ligjvënës të Partisë Republikane, të cilët argumentuan se presidenti rus ishte një kundërshtar jo i denjë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Të fundit