Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Howard Kurtz / Analist i televizionit Fox News*
Presidenti Trump dhe aleatët e tij po zhvillojnë një sulm publik ndaj librit më të ri të Bob Woodward-it, por le ta themi qartë, ky i fundit nuk është Omarosa (shënim i përkthyesit: ish vartëse e lartë e Trump-it, e cila ka botuar një libër shumë kritik ndaj tij).
Si një fitues i titujve “Pulitzer”, që ka shkruar libra kritikë për çdo President qysh nga koha e Richard Nixon-it, ai nuk mund të konsiderohet thjesht si një hanxhar i kategorisë së tretë, apo si dikush që ka një inat personal. Woodward-i ka qindra orë regjistrime të intervistave të tij me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, si dhe shumë dokumente që mbështesin librin e tij “Frika”.
Por, Presidenti, sidoqoftë, po mundohet ta sulmojë, duke i deklaruar portalit Daily Caller: “Është thjesht një tjetër libër i keq. Woodward-i ka patur probleme kredibiliteti”. Ndërsa një ditë më vonë ai u tha reporterëve: “Libri i Bobit s’ka asnjë pikë rëndësie, është thjesht i trilluar… Ai kishte të njëjtin problem me presidentët paraardhës.”
Zyrtarë të lartë të administratës Trump nxituan t’i përgënjeshtronin komentet që u ishin atribuuar atyre në libër. Ndërsa Trump-i shkruajti në Tweeter: “Libri i Woodward-it është diskredituar tashmë nga gjenerali James Mattis (Sekretari i Mbrojtjes) dhe gjenerali John Kelly (Shefi i Kabinetit). Citimet e tyre i kishte sajuar autori; një mashtrim ndaj publikut. Të ngjashme edhe citimet dhe historitë e tjera në libër. Woodward-i, një operativ i Demokratëve? Rastësi koha kur po del libri?”.
Më vjen keq z. President, por ta quash Bob Woodward-in një operativ të mundshëm të Demokratëve thjesht nuk ngjit. Ai botoi një libër të ashpër ndaj Administratës Klinton dhe një tjetër shumë informues rreth keqmenaxhimit të konflikteve ushtarake nga administrata Obama.
Në një tjetër mesazh në Tweeter, ku shkruan “S’e di pse politikanët e Uashingtonit nuk e ndryshojnë ligjin për shpifjet”, Presidenti shfaq bezdi ndaj mediave në përgjithësi. Sipas vendimit më të fundit të Gjykatë së Lartë, një figurë publike duhet të provojë se shkrimi i një gazetari është jo vetëm i pavërtetë, por edhe që ky i fundit e ka shkruar me keqdashje apo me një pakujdesi të pafalshme. Çfarë ndryshimi don t’i bëjë këtij vendimi Presidenti?
Woodward-i nuk është perfekt. Ka patur gjithnjë kritika rreth faktit se njerëzit që kanë bashkëpunuar me të për informacione i ka portretizuar më mirë në librat e tij, në krahasim me ata që s’kanë bashkëpunuar (megjithëse ky është një problem me të gjithë gazetarët). Gjithashtu, disa nga episodet e raportuara në librat e tij janë mohuar nga njerëzit e përmendur në to.
Për shembull, John Kelly mohoi publikisht të ketë thënë se Presidenti ka dalë nga binarët apo se Shtëpia e Bardhë është bërë “një qytet i çmendur”. Jim Mattis mohoi publikisht se e ka karakterizuar Presidentin si një nxënës të kasës së pestë apo të gjashtë, duke e quajtur librin një trill. Ndërsa avokati Jown Dowd mohoi që i ka thënë Presidentit se mund të përfundojë me uniformë burgu, në qoftë se pranon të merret në pyetje nga Prokurori Special, Bob Mueller. Këto janë mohime të forta.
Por unë e kam parë nga afër Woodward-in kur punon, dhe e di që ai nuk shpik gjëra nga hiçi. Njerëzit që i japin informacion mund ta keqinformojnë, mund të mos i mbajnë mend gjërat saktë, ose edhe mund të kenë axhendat/inatet e tyre personale. Por Bobi nuk trillon.
Kur mohoi ta ketë quajtur Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, “të vonuar mendërisht” apo “një jugor budalla”, Trump-i tha se Woodward-i i sajoi këto fjalë për të futur përçarje.
Por mos të harrojmë se Trump-i ka shkruar pesë vjet më parë në Tweeter: “Administrata Obama nuk mund ta kalojë lumin duke sulmuar Bob Woodward-in”.
Ndërsa gjatë bisedës së tij telefonike me Woodwardin në gusht (e regjistruar me lejen e Trump-it), Presidenti tha: “Unë do ta kisha dhënë me kënaqësi një intervistë ty për librin. Ti e di që unë jam shumë i hapur. Mendoj se nuk më ke rënë asnjëherë kot në qafë.” Por sapo pasazhet e para nga libri qarkulluan në media, qendrimi i Trump-it ndryshoi.
Meqë ra fjala, diçka të ngjashme e përjetova edhe unë kur shkruajta librin “Çmenduria e mediave: Donald Trump, mediat dhe lufta për të vërtetën”. Atëherë u kërkova disa zyrtarëve të lartë që të më rregullonin një intervistë me Presidentin, por asgjë nuk bënë. Dhe, dy javë para se të shtypej libri në shtypshkonjë, mora një telefontë, gjatë së cilës u shpreh habi që nuk kisha pritur për intervistën me Presidentin. Por edhe pas asaj telefonate, nuk u bë njeri i gjallë për intervistën.
Libri im, përveç armiqësisë së mediave ndaj Trump-it, pasqyroi edhe përpjekjet e ndihmësve më të afërt të Trump-it, për ta ndaluar të merrte vendime që ata i konsideronin të gabuara, apo të ndërmerrte sulme personale. Këto përpjekje e përplasje të brendshme në Shtëpinë e Bardhë janë raportuar edhe në artikuj të pafundëm investigativë në media. Prandaj dhe nuk të çudit fakti që tema kryesore e librit të Woodward-it është pikërisht “kriza nervore në pushtetin ekzekutiv”, siç e quan ai.
Gjithashtu vlen të theksohet se Woodward-i nuk bën pjesë te kritikët publikë të Trump-it. Ndryshe nga ish kolegu i tij i afërt, Carl Bernstein (i cili e ka quajtur presidencën e Trump-it keqdashëse dhe, pas librit të Woodward-it, edhe një emergjencë kombëtare), Woodward-i ka deklaruar herë pas here se mediat kanë qenë në disa raste të njëanëshme kundër Presidentit. Ai ka qenë i ftuar rregullisht si në Fox News, edhe në televizione të tjera.
Në vazhdim është një citim në libër i gjeneralit Kelly, që Woodward-i e përcjell në ligjëratë të drejtë, por që nuk është theksuar këto ditë në media: “Unë jam mburoja e vetme e Presidentit ndaj sulmeve të mediave. Mediat duan ta shkatërrojnë atë. Ndërsa unë jam i vendosur t’i pengoj, duke i marrë mbi vete plumbat e shigjetat.”
Me pak fjalë, libri na jep një tablo të shëmtuar të kaosit në Shtëpinë e Bardhë, por edhe roli antagonist i mediave është përfshirë në tablonë që na jep Woodward-i.
*Stacioni televiziv që pëlqehet më shumë ngaTrump-i dhe përkrahësit e tij.
Përkthyer nga Eduard Zaloshnja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38