Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Trump ka ankesa, këtë herë për njëanshmërinë që shfaqin rrjetet sociale
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka akuzuar mediat sociale Facebook, Google dhe Twitter, se janë të njëanshëm dhe sugjeroi që situata duhet të shqyrtohet me vëmendje.
Presidenti Trump, përdorues i pasionuar i Twitter-it, ka mbështetur ligjvënësin nga Kalifornia, Devin Nunez, republikani më i lartë në Komisionin e Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka paraqitur kundër Twitter-it një padi për shpifje dhe neglizhencë, ku pretendon se kompania mundësoi një fushatë të rëndë kundër tij.
Trump tha se platformat digjitale kanë tendencë të përjashtojnë apo të ndrydhin pikëpamjet republikane dhe konservatore.
“Këto po ndodhin. Llogari të caktuara po bllokohen. Njerëzit nuk po lejohen të shprehen. Keni dëgjuar ankesa të ngjashme dhe duket se nëse janë konservatorë, nëse janë republikanë, nëse i përkasin një grupi të caktuar, ka diskriminim dhe diskriminim të madh. E shoh këtë shumë qartë në Tëitter dhe Facebook, ku jam aktiv si edhe të tjerët”, shprehet Trump.