Flash News

KRYESORE

Trump kërcënoi për ndalimin e TikTok në SHBA, jep dorëheqjen CEO i kompanisë

Trump kërcënoi për ndalimin e TikTok në SHBA, jep

Drejtori ekzekutiv i TikTok, Kevin Mayer, ka dhënë dorëheqjen pasi aplikacioni kinez, i bërë shumë popullor në pak kohë, po përballet me akuza të shumta nga Presidenti Donald Trump.

"Në javët e fundit, ndërsa mjedisi politik ka ndryshuar ashpër, unë kam bërë një reflektim të rëndësishëm mbi atë që kërkojnë ndryshimet strukturore të korporatave dhe çfarë do të thotë kjo për kompaninë në të cilin jam regjistruar. Në këto rrethana, ndërsa ne presim të arrijmë një zgjidhje shumë shpejt, me zemër të thyer doja t'ju bëja të ditur se unë kam vendosur të largohem nga kompania", tha Meyer në një mesazh për kolegët e tij.

TikTok punësoi Mayer-in, një ish-ekzekutiv i lartë i Disney, më pak se katër muaj më parë për të drejtuar aplikacionin, i cili është i pari në pronësi të një kompanie kineze që ka fituar përdorues të shumtë në vendet perëndimore. Përveç përgjegjësive të tij si CEO, Mayer, u bë zyrtari kryesor operativ i ByteDance, kompania mëmë e TikTok.

Megjithatë TikTok është kritikuar shpesh nga qeveria amerikane dhe Trump ka kërcënuar se do  të ndalojë përdorimin e aplikacionin me pretendimin se paraqet rrezik për sigurinë kombëtare pasi mbledh të dhënat e përdoruesve dhe ia dorëzon qeverisë kineze.

Pak para se Trump të lëshonte urdhra ekzekutivë që kërkonin ndalimin e TikTok, kompania po rimendonte strukturën e saj të korporatës. Wall Street Journal raportoi në fillim të korrikut se ByteDance po konsideronte krijimin e një selie për aplikacionin jashtë Kinës ose një bord të ri menaxhimi për të distancuar shërbimin nga vendi. Një zëdhënës i TikTok  tha për CNN Business në atë kohë se po "vlerësonte ndryshimet".

TikTok ka mbi 100 milion përdorues vetëm në ShBA dhe së fundmi Microsoft, tha se po punon mbi një marrëveshje për të blerë aksionet e TikTok në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re.

Të fundit