Flash News

KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Drejt fundit të marrëveshjes bërthamore

Trump kërcënon Iranin: Drejt fundit të marrëveshjes

Presidenti amerikan Donald Trump  këtë të premte i dha goditje të fuqishme marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, duke paralajmëruar se mund t’i japë fund asaj.

Ai e akuzoi Iranin se “nuk i qëndronte parimeve kryesore të marrëveshjes bërthamore", e tha se synimi i tij ishte të sigurohej se Teherani nuk do të ketë kurrë mundësi të pajiset me armë bërthamore.

“Ne nuk do të vazhdojmë të ndjekim një rrugë, përfundimi i parashikueshëm i së cilës është më shumë terror dhe kërcënime reale për kthimin e Iranit në një fuqi bërthamore”, u shpreh Trump.

Fjalimi i linjës së ashpër nga Trump u prit mirë nga Izraeli, armik i përjetshëm i Iranit, por u kritikua nga aleatët europianë.

Lëvizja e Trumpit është pjesë e qasjes së tij “Amerika e para” ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare, gjë që e ka çuar atë në tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga akordi i Parisit për klimën, si dhe nga bisedimet tregtare për Partneritetin Trans-Paqësor.

Strategjia e tij mbi Iranin irritoi Teheranin dhe e vendosi Uashingtonin në pozicion të kundërt me firmëtarët e akordit, si Britania, Franca, Gjermania, Rusia, Kina dhe Bashkimi Europian, disa prej të cilave madje kanë përfituar ekonomikisht nga rivendosja e marrëdhënieve tregtare me Iranin.

Duke iu përgjigjur Trumpit, presidenti iranian Hassan Rouhani tha në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv se, Teherani ka qenë i angazhuar ndaj marrëveshjes dhe akuzoi Trumpin se po bënte akuza të pabaza.

Të fundit