Flash News

KRYESORE

Trump kërkoi pikturë, muzeu i ofron tualet 18 karatësh

Muzeu i veprave të artit në Nju Jorku ofroi të jepte një tualet prej ari 18 karatësh për Presidentin e SHBA, Donald Trump, pasi ai kërkoi të huazonte një pikturë të piktorit Vincent Van Gogh.

Mediat amerikane raportojnë se drejtoresha e muzeut përmes një emaili i ka ofruar hua Shtëpisë së Bardhë tualetin e artë, i cili ishte përdorur nga dhjetëra mijëra vizitorë në muzeun njujorkez. Vepra e artistit italian Maurizio Cattelan, e  quajtur Amerika është 18 karatësh dhe është plotësisht funksionale.

Vepra prej ari 18 karatëshe,  mban emrin e artistit satirik italian Maurizio Cattelan dhe është plotësisht funksionale.

Të fundit