Flash News

KRYESORE

Trump: Kina dhe Ukraina të hetojnë Joe Biden dhe të birin

Trump: Kina dhe Ukraina të hetojnë Joe Biden dhe të birin

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron që si Ukraina, ashtu edhe Kina të hetojnë Joe Biden dhe djalin tij, ndërsa një ditë më parë nuk iu përgjigj një pyetjeje mbi të njëjtën temë.

Deri më tani nuk ka asnjë dëshmi për shkelje si nga Joe, ashtu edhe nga Hunter Biden. Presidenti kritikoi sërish pas denoncimit të bërë nga një person kundër tij, duke e quajtur atë një trillim total dhe e ripërsëriti se biseda e tij me presidentin e Ukrainës ishte absolutisht perfekte.

Gjithashtu kreu i shtetit amerikan e konsideroi si të pavërtetë lajmin se ai kishte sugjeruar që emigrantët që futeshin nga Meksika drejt SHBA-së të qëlloheshin në këmbë me armë nga ushtria.

“Lajm i rremë. Mediet janë çmendur, e kanë humbur mendjen”, ishte reagimi i tij në rrjetet sociale.

Të fundit