Flash News

KRYESORE

Trump konfirmon se SHBA heq dorë nga marrëveshja me Parisin për klimën

Trump konfirmon se SHBA heq dorë nga marrëveshja me Parisin për

Emetimi i dytë më i madh  i gazit serë në botë do të tërhiqet nga traktati global, ndërsa Trump thotë se marrëveshja “do të dëmtoje” punët e amerikanëve.

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja me Parisin për klimën, u bashkuar me Sirinë dhe Nikaragua si vendet e vetme që nuk janë palë në marrëveshjen e Parisit. Nuk do të ketë ndëshkime për largimin, me marrëveshjen e Parisit bazuar në premisat e reduktimeve vullnetare të emetimeve nga vendet pjesëmarrëse.

"Për të përmbushur detyrimin tim solemn ndaj Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj, SHBA-të do të tërhiqen nga marrëveshja e klimës me Parisin, por fillojnë negociatat për të rifutur të tjerë në marrëveshjen e Parisit ose një transaksion realisht krejtësisht të ri", ka thënë presidenti në konferencen për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Liderët evropianë kanë lobuar fuqishëm për të bindur Trumpin që të mos tërhiqet, por Trump ka thënë se anëtarë të Partisë së tij Republikane, si dhe industritë e qymyrit e naftës i kanë bërë presion të tërhiqet.

Marrëveshja e Parisit për Klimën është pakti i parë ligjor për luftimin e ndryshimeve klimatike. Me të, pothuajse çdo vend është pajtuar vullnetarisht të reduktojë emetimet e gazrave serë.

Gazrat serë kryesisht gjenerojnë nga termocentralet dhe makinat që djegin vajin, qymyrin dhe gazin natyror. Shkencëtarët besojnë se akumulimi i këtyre gazrave në atmosferë e ngroh planetin.

Shtetet e Bashkuara, nën ish-presidentin Barack Obama, janë zotuar se do t’i reduktojnë emetimet deri në 28 përqind, deri në vitin 2025.

Tërheqja nga marrëveshja e SHBA-së, që është emetuesja më e madhe e gazrave pas Kinës, mund të ketë implikime të gjera.

Burimi: The Guardian

Të fundit