All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Trump krahason emigrantët me gjarpërinjtë: Nëse i lejojmë do të ketë probleme

Trump krahason emigrantët me gjarpërinjtë: Nëse i
All - Paragraf - 1

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka krahasuar përsëri emigrantët me gjarpërinjtë, duke thënë se nëse i lejojnë ata brenda vendit do të ketë shumë probleme.

All - Paragraf - 3

Trump lexoi tekstin nga “The Snake”, “Gjarpri”, që rrëfen një përrallë të një gruaje e cila merr një gjarpër të jetojë në shtëpinë e saj dhe më pas gjarpri e pickon atë duke i thënë se “ti e dije shumë mirë se isha gjarpër para se të më merrje”.

“Kjo është ajo që ne bëjmë me njerëzit tanë të vendit. Ne i lejojmë njerëzit brenda dhe do të ketë shumë probleme, kjo situatë është vetëm duke u përkeqësuar”, ka thënë ai.

Kjo ishte kënga e preferuar e presidentit Trump gjatë fushatës, pasi ai me këmbëngulje atëherë shpalli një goditje ndaj emigracionit. Në 100 ditët e presidencës së tij, administrata punoi për të kufizuar emigracionin nga vendet myslimane.

Trump ka vazhduar të heqë mbrojtjen ndaj emigracionit nga një grup i gjerë njerëzish, duke përfshirë edhe ato që sillen në vend ilegalisht si fëmijë dhe ata që u është dhënë statusi i mbrojtur për shkak të fatkeqësive në vendet e tyre.

Të fundit