Flash News

KRYESORE

Trump krijon pakënaqësi në Uashington me politikën e jashtme

Trump krijon pakënaqësi në Uashington me politikën e jashtme

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka dëgjuar këshilla sa i përket politikës së jashtme të vendit, por ka vepruar me mendjen e vet. Vendimi i tij i fundit për të tërhequr trupat nga Siria ka sjellë shumë pakënaqësi në Uashington.

Ndërkohë, zyrtari më i lartë amerikan për Sirinë u duk se u distancua nga vendimi i Presidentit. James Jeffrey, përfaqësuesi Special për Sirinë, tha se presidenti nuk ishte konsultuar me të sa i përket marrjes së vendimit.

Diplomatë të tjerë dëshmuan për shtyrjen nga administrata Trump të ndihmës ushtarake të aprovuar për Ukrainën. Një prej tyre akuzon se Shtëpia e Bardhë anashkaloi kanalet normale diplomatike, për t’i bërë presion Ukrainës që të hetojë demokratët dhe ish nënpresidentin Biden në shkëmbim të ndihmës ushtarake.

Veprimet e Presidentit Trump për Ukrainën mund të rrezikojnë presidencën e tij ndërsa vazhdon hetimi për shkarkimin e tij.

Të fundit