Flash News

KRYESORE

Trump kritikon demokratët se e kanë trajtuar padrejtësisht

Trump kritikon demokratët se e kanë trajtuar padrejtësisht

Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi të martën ligjvënësit demokratë pasi votuan pro procesit në senat për shkarkimin e tij nga detyra.

“Ata na trajtuan shumë padrejtësisht dhe tani kërkojnë të trajtohen në mënyrë të drejtë në Senat”, tha i Trump për mediat.

Numri 1 i shtetit amerikan rezerva ka për kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, e cila ka shtyrë pa afat dërgimin e akuzave në senatin e kontrolluar nga republikanët, në mënyrë që të nisë procesi i gjykimit.

“Ajo i urren të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe Partinë Republikane. Ajo po i bën një shërbim të keq këtij vendi”, vazhdoi ai.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët miratoi të mërkurën e kaluar dy akuza ndaj Presidentit Trump, abuzuar me detyrën për përfitim politik dhe pengim të përpjekjeve të Kongresit për të hetuar veprimet e tij.

Kjo e bën atë presidentin e tretë në historinë 243-vjeçare të vendit ndaj të cilit ngrihen akuza për ta shkarkuar. Senati nuk është i autorizuar të fillojë gjyqin, pa marrë paraprakisht akuzat nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Të fundit