Flash News

KRYESORE

Trump kundër senatit: Ndaj armenëve nuk u krye gjenocid nga turqit

Trump kundër senatit: Ndaj armenëve nuk u krye gjenocid nga turqit

Presidenti Donald Trump deklaroi se ai nuk i konsideron vrasjet e qindra mijëra armenëve në 1915-ën si gjenocid, duke kundërshtuar kështu një votë unanime të senatit amerikan. Votimi në senat solli një reagim të fortë nga Turqia, që gjithnjë ka mohuar se këto vrasje ishin gjenocid.

Ministri i Jashtëm turk thirri ambasadorin amerikan për sqarim ku dhe i shprehu pakënaqësinë për votën dhe e akuzoi SHBA-në se po politizon se historinë. Sipas Armenisë 1.5 milionë armenë u vranë një përpjekje për ta shfarosur këtë grup etnik.

“Qëndrimi i administratës nuk ka ndryshuar. Pikëpamjet tona reflektohen në deklaratën përfundimtare të presidentit në lidhje me këtë çështje në prillin shkuar.”, tha zëdhënësja e departamentit të shtetit Morgan Ortagus.

Atëherë Trump tha se SHBA nderoi viktimat e një prej mizorive më të mëdha të shekullit të 20-të, por nuk e përdori fjalën gjenocid. Ai nxiti si armenët edhe turqit që të reflektojnë për të kaluarën e tyre të dhimbshme.

Edhe presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan si rrjedhojë e ngjarjeve, kërcënoi se do të mbyllte bazën ajrore të Incirlik-ut, ku gjenden armë bërthamore, e bazën e radarit të Kurecik-ut si një kërcënim për sanksionet amerikane të vendosura mbi Turqinë .

Të fundit