Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Trump lajmëron se SHBA është afër arritjes së marrëveshjes tregtare me Kinën
Presidenti i SHBA-së Donald Trump lajmëroi se Kina dhe vendi i tij janë shumë afër arritjes së një marrëveshjeje tregtare. Përfaqësuesit e dy shteteve janë duke komunikuar shumë ngushtë në çështjet për tregti, kanë thënë zyrtarët në Pekin dhe Uashington, vetëm disa ditë para se të nisin së zbatuari masat ndëshkuese që u kanë vënë njëra-tjetrës.
“Jemi afër një marrëveshjeje shumë të madhe me Kinën. Ata e duan atë ashtu sikurse ne”, lajmëroi ai në Twitter.
SHBA pritet të vendosë tarifa në produktet kineze me vlerë të 160 miliardë dollarë nga 15 dhjetori.
Por edhe Kina do të aplikojë tarifat e saj nisur nga kjo datë. Lufta tregtare në mes të të dyja shteteve ka sjellë shqetësim mes shteteve të tjera dhe kompanive të mëdha, ndërsa frika është se përplasjet mund të ndikojnë në tregtinë globale.