Flash News

KRYESORE

Trump lejon ish-shefin e FBI-së të dëshmojë para Kongresit

Trump lejon ish-shefin e FBI-së të dëshmojë para Kongresit

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do t’i kërkojë ish-shefit të FBI, James Comey të heqë dorë nga dëshmia publike para Kongresit mbi zërat për ndërhyrje ruse të dyshuar në zgjedhjet presidenciale, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Atributi presidencial është korrekt në të tilla raste, por për të lehtësuar një shqyrtim të shpejtë dhe rigoroz të fakteve nga komisioni i shërbimit sekret në Senat, presidenti Trump nuk do të ushtrojë asnjë ndikim përsa i përket dëshmisë së James Comeyt”, shtoi ekzekutivi amerikan.

Kjo dëshmi është shumë e pritshme, ndërkohë që e përditshmja “New York Times” kishte konfirmuar se presidenti i kishte kërkuar Comeyt të fshihte një hetim gjyqësor për një prej këshilltarëve më të afërt.

Të fundit