Flash News

KRYESORE

Trump merr një vendim të rëndësishëm për familjet e emigrantëve

Trump merr një vendim të rëndësishëm për familjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka marrë së fundmi një vendim të rëndësishëm për familjet e emigrantëve.

Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që nuk lejon ndarjen e familjeve të emigrantëve.

Presidenti i SHBA-ve tha se ishte prekur tej mase nga fotot e fëmijëve që ndarë nga prindërit e tyre, ndërsa i kishin arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit.

“Nuk më pëlqeu të shihja familje të ndara. Ka të bëjë me bashkimin e familjeve,” tha Trump gjatë nënshkrimit të projektligjit.

Vetëm në muajt e fundit janë ndarë më shumë se 2300 fëmijë nga emigrantët.

Të fundit