Flash News

KRYESORE

“Trump na zhgënjeu”, ministri britanik: Gaboi me largimin nga Marrëveshja e Parisit

“Trump na zhgënjeu”, ministri britanik: Gaboi me largimin nga

Presidenti Donald Trump bëri gabim që nxorri SHBA-në nga Marrëveshja e Parisit mbi klimën, deklaroi sot ministri i ri britanik i Mjedisit, Michael Gove.

“Besoj se ai gaboi. Besoj se kemi nevojë për një bashkëpunim ndërkombëtar për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike”, deklaroi Gove për median.

“Gjithashtu besoj se Marrëveshja e Parisit (…) është hap, një ecje përpara e rëndësishme në këtë drejtim”, shtoi ministri i emëruar të dielën në qeverinë e re konservatore nga kryeministrja, Theresa May, pas legjislativeve të së enjtes.

Trump kishte njoftuar në fillim të qershorit vendimin e tij për të dalë nga Marrëveshja e Parisit, duke shkaktuar një zhgënjim të thellë mes 194 vendeve nënshkruese të këtij teksti historik.

Të fundit