Flash News

KRYESORE

Trump: Ndala sulmin ndaj Iranit 10 minutat e fundit

Trump: Ndala sulmin ndaj Iranit 10 minutat e fundit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se ai kishte vendosur që të ndalte bombardimet ndaj Iranit në 10 minutat e fundit.

Tensioni është mjaft i madh midis shtetit amerikan dhe atij iranian pas rrëzimit të një droni. Sulmi pritej që të ndodhte para perëndimit të diellit në Iran, në mënyrë që të shmangej dëmtimi i sa më shumë civilëve.

Zyrtarë të Pentagonit ishin kundër sulmit, pasi në këtë mënyrë rrezikoheshin forcat amerikane në këtë zonë.

“Natën e shkuar ishim gati që të godisnin tri vendodhje të ndryshme kur unë pyeta se sa persona do të vdisnin. një gjeneral mu përgjigj: 150. në 10 minutat e fundit, pak para se të nisnin bombardimet i ndala. Nuk është e dejtë duke qenë se na u rrëzua një dron pa pilot. Nuk e kam me ngut, jemi gati që të reagojmë. Sanksionet po bëjnë punë, e të tjera kemi shtuar mbrëmjen e shkuar. Irani kurrë nuk do të ketë një armë bërthamore, as kundër SHBA-së e as kundër botës”.

Të fundit