KRYESORE

Trump: Nuk jam adhurues i Markle, i uroj fat Harry-it sepse do t’i duhet

Trump: Nuk jam adhurues i Markle, i uroj fat Harry-it sepse do t’i duhet

Kur u pyet në një konferencë shtypi se çfarë mendimi kishte mbi videon në të cilën Princi Harry dhe Meghan Markle inkurajojnë amerikanët të votojnë, në një mesazh që shumë e kanë komentuar si mbështetës për të nominuarin demokrat Joe Biden, Trump tha:

"Unë nuk jam adhurues i saj dhe i uroj shumë fat Harry-it sepse do t’i duhet ”.

Në një video të disa ditëve më parë, Princi Harry dhe Markle iu lutën njerëzve të votonin në zgjedhjet presidenciale, pa thënë në mënyrë të qartë se kë do të mbështesnin personalisht dhe diskutuan edhe mbi rëndësinë e luftimit të  negativitetit në internet, shkruan Forbes.

Disa anëtarë të shtypit britanik thanë se ata mund të humbnin titujt e tyre mbretëror sepse anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk duhet të diskutojmë mbi cështjet politike, rregull ky qe edhe mund të mos zbatohet pasi çifti u tërhoq nga detyrat në janar dhe nuk përfaqësojnë zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeth.

Një zëdhënës i çiftit i tha “New York Times” se Princi Harry nuk ishte duke folur për një kandidat ose parti në vecanti, por po fliste për tonin e debatit në internet.

“Ndërsa i afrohemi nëntorit, është me rëndësi jetike që të refuzojmë gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe negativitetin në internet, tha Princi Harry, duke vënë në dukje se ai nuk do të votojë pasi ai nuk është shtetas amerikan dhe gjithashtu pohoi se ai kurrë nuk ka votuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një samit virtual muajin e kaluar, Markle foli sinqerisht në lidhje me protestat pas vdekjes së George Floyd, racizmit dhe rëndësisë së votimit duke inkurajuar votuesit amerikanë të regjistrohen. Numrat e regjistrimit kanë rënë në të gjithë vendin, pjesërisht sepse pandemia e koronavirusit e ka bërë të vështirë organizimin e ngjarjeve të mëdha.

Ditari politik

Të fundit