Flash News

KRYESORE

Trump nuk ndalet, akuzon median për deformim të deklaratave 

Trump nuk ndalet, akuzon median për deformim të deklaratave 

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se deklaratat e tij pas dhunës në Charlottesville, ku një grua u vra të shtunën, ishin deformuar nga media.

“Publiku po kupton akoma më shumë sa të pandershme janë mediat “Fake News”. Ato kanë deformuar totalisht ato që kam thënë për urrejtjen, sektarizmin. Turp!”, theksoi ai në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Presidenti Trump ngjalli një indinjatë të thellë në SHBA duke përfshirë këtu dhe në kampin republikan duke fajësuar të dyja palët për dhunën në Charlottesville gjatë të cilës një mbështetës i teorive mbi supremacinë e bardhë vrau një protestuese që manifestonte me antiracistët duke u futur mes turmës me automjetin e tij.

Përmes një deklarate në fillim të javës, presidenti dënoi supremacistët e bardhë për dhunën, por në një dalje tjetër ditën e martë, Trump fajësoi gjithashtu mbështetësit e krahut të majtë që u përplasën me të djathtët.

Gjatë fundjavës, Trump u përball me akuza se nuk kishte dënuar specifikisht ekstremin e djathtë për dhunën në Charlottesville.

Grupe të djathta protestuan kundër heqjes së statujës së Gjeneralit Robert Lee, i cili komandoi forcat pro-skllavërisë së Konfederatës gjatë Luftës Amerikane Civile.

Një ditë më pas, grupet e majta protestuan kundër këtij marshimi të të djathtëve, ndërkohë që demonstrata mori tone të dhunshme.

Një makinë përplasi turmën e protestuesve, duke vrarë 32-vjeçaren Heather Heyer dhe duke plagosur 19 të tjerë.

 

 

 

Të fundit