Flash News

KRYESORE

Trump: Obama nuk veproi kundër Rusisë, pasi mendoi se do të fitonte Clinton

Trump: Obama nuk veproi kundër Rusisë, pasi mendoi se do të

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të enjten se ai mendon se ish-presidenti amerikan, Barak Obama nuk reagoi për të vepruar kundër Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, sepse mendonte se do të fitonte Partia Demokrate e Hillary Clinton.

“Sikur Obama të kishte menduar të kundërtën, do të kishte bërë diçka për këtë”, tha Trump për gazetarët në Varshavë përpara një takimi të planifikuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nëse ai do të kishte menduar se unë do të fitoja, do të kishte ndërhyrë më herët”, tha Trump.

Trump pohoi se Rusia ndoshta mund të kishte ndërhyrë në zgjedhje, por që mund të ishin përfshirë edhe kombet e tjera.

“Unë mendoj se mund të ketë qënë Rusia, por  mund të kenë qenë edhe persona të tjerë në vende të tjera”,shtoi ai.

Të fundit