Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Trump paralajmërim të fortë Rusisë: Përgatitu për një sulm raketash!
Siria së shpejti do të goditet nga një tjetër sulm raketash së shpejti.
Të paktën kështu nënkupton edhe reagimi i fundit nga presidenti i SHBA, Donald Trump në tëitter, i cili paralajmëron Rusinë që të jetë e përgatitur.
"Rusia zotohet për të shuar çfarëdo rakete e hedhur në Siri. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura dhe të reja dhe 'të zgjuara!"Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që pret me gaz popullin e vet," shkruan Trump.
Trump ka reaguar pas një sulmit të dyshuar kimik në Siri. Trump e përshkroi sulmin si "të sëmurë" dhe kritikoi presidentin rus Vladimir Putin dhe Iranin për mbështetjen e presidentit sirian Bashar al-Assad. Trump kërcënoi se do të kishte një "çmim të madh për të paguar" për vdekjet, mes tyre gra e fëmijë, raporton politiko.al.
Yevgeny Serebrennikov, zëvendëskryetari i parë i Komitetit të Mbrojtjes të dhomës së sipërme ruse, tha të mërkurën se Rusia do të përgjigjet menjëherë nëse ushtria e saj në Siri do të goditet nga një sulm ajror i mundshëm i SHBA, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Sputnik të Rusisë.