All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Trump paralajmëron shpalljen e emergjencës për sigurinë kufitare

Trump paralajmëron shpalljen e emergjencës për sigurinë
All - Paragraf - 1

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar se së shpejti mund të shpallë një emergjencë kombëtare dhe se do të përdorë fondet e ndërtimeve ushtarake për ngritjen e murit përgjatë kufirit me Meksikën.

All - Paragraf - 3

Presidenti Trump shkoi të enjten në Teksas për të parë nga afër përpjekjet që synojnë pengimin e imigracionit të paligjshëm në kufi. Ai bëri me dije se mund të shpallte deklarimin e emergjencës, nëse nuk arrin dot marrëveshje me demokratët e opozitës për financimin e murit.

“Unë kam të drejtën absolute për të deklaruar një emergjencë kombëtare. Nuk e kam bërë akoma, por mund ta bëj. Nëse kjo nuk funksionon, ndoshta do ta bëj”, iu tha Trump gazetarëve.

Të fundit