Flash News

KRYESORE

Trump parashikon ndryshime në sistemin e Lotarisë Amerikane

Trump parashikon ndryshime në sistemin e Lotarisë Amerikane

Vazhdon ende zemërimi i presidentit Trump ndaj emigrantëve. Së fundmi ka qenë një ngjarje e rëndë ku një lojtar profesionist i futbollit ka humbur jetën në një aksident rrugor për shkak të një shtetasi nga Guatemala që i ka nxehur më shumë gjakërat. Të gjendur para negociatave që ligjvënësit demokratë kërkojnë të bëjnë me Shtëpinë e Bardhë për ndryshimet  në politikat  emigracionit, duket se kjo çështje ka për të qenë “molla e sherrit” mes dy palëve.

“Kjo është vetëm njëra nga shumë tragjedi të tilla të parandalueshme,” tha Trump në Tëitter rreth aksidentit, ku humbi jetën edhe shoferi i makinës ku ndodhej Jackson.

“Ne duhet t’i bindim demokratët për t’u treguar të ashpër në çështjen e emigracionit paligjshëm,” shkruante ai.

Por nuk ka vonuar edhe komenti i tij rreth Lotarisë Amerikane, ku thotë se: “Ne kemi nevojë për një sistem imigrimi të shekullit 21 bazuar mbi meritën. Emigracioni zinxhir dhe lotaria e vizave janë programe të vjetruara që dëmtojnë sigurinë tonë ekonomike dhe kombëtare.”

Të fundit