Flash News

KRYESORE

Trump përfundon turin e tij të parë jashtë SHBA-së

Trump përfundon turin e tij të parë jashtë SHBA-së

Presidenti i SHBA, Donald Trump u largua pasditen e djeshme nga Siçilia, etapa e fundit e udhëtimit të tij të parë jashtë vendit ku vizitoi edhe Arabinë Saudite, Izraelin, Romën dhe Brukselin.

Presidenti nuk mori pjesë në asnjë konferencë për shtyp gjatë gjithë këtij turi tetë ditor, ngriti lartë “përparimet e jashtëzakonshme të arritura gjatë këtij udhëtimi për të promovuar sigurinë dhe zhvillimin e SHBA-së, të miqve dhe aletatëve të saj”.

Ai edhe këtë herë kritikoi, sikurse bëri kur sihte të enjten në Bruksel, anëtarët e Aleancës që nuk mbajnë angazhimet e tyre në çështjet e shpenzimeve ushtarake.

“Kjo është e padrejtë për taksapaguesit amerikanë”, theksoi ai.

“Ne jemi krejtësisht pas NATO-s por duam që të trajtohemi në mënyrë të barabartë”, vazhdoi ai.

Kur të mbërrijë në Uashington, presidenti amerikan do të përballet sërish me problematikat e hetimit për lidhjet e dyshuara të anëtarëve të ekipit të tij me Rusinë.

Të fundit