Flash News

KRYESORE

Trump pranon ftesën e Macron, merr pjesë në paradën ushtarake në Francë

Trump pranon ftesën e Macron, merr pjesë në paradën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar ftesën e homologut francez, Emmanuel Macron për të marrë pjesë në paradën tradicionale ushtarake të 14 Korrikut në Champs-Elyses në Paris, njoftoi sot presidenca franceze.

“Me këtë rast, ushtarët amerikanë do të marrin pjesë në këtë paradë përkrah shokëve të tyre”, theksoi ajo duke kujtuar se parada do të përkujtonte këtë vit 100-vjetorin e hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore.

“Presidentu Trump po pret me padurim për të rikonfirmuar miqësinë e fortë mes Amerikës dhe Francës”, reagoi Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

“Me rastin e takimit të tyre në Paris, dy drejtuesit do ta vënë theksin tek forcimi i partneritetit ekonomik dhe tek lufta kundër terrorizmit që bashkon dy vendet. Ata do të diskutojnë edhe për çështje të tjera të përbashkëta”, theksoi presidenca amerikane.

Të fundit