Flash News

KRYESORE

Trump reagon ashpër ndaj Koresë së Veriut pas lëshimit të raketës

Trump reagon ashpër ndaj Koresë së Veriut pas lëshimit

Presidenti ameriikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas lëshimit të raketës balistike mbrëmë vonë nga Koreja Veriore.

Raketa ishte e fundit në serinë e lëshimeve, të cilat kanë ngritur tensionet me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët amerikanë në rajon.

Departamenti i mbrrojtjes i Shteteve të Bashkuara tha se e ka  gjurmuar lëshimin e raketës nga Sain Ni në Korenë Veriore, e cila ka udhëtuar afro 1 mijë kilometra, para se të ulej në Detin e Japonisë. Pentagoni tha se vlerësimi fillestar është se kjo ishte raketë balistike ndërkontinentale. “Përkushtimi ynë për mbrojtjen e aleatëve tanë, në ballafaqim me këto kërcënime, mbetet i çeliktë”, thuhet në kumtesën e Pentagonit.

Duke folur për këtë ngjarje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “është situatë me të cilën ne do të merremi”.

Të fundit