Flash News

KRYESORE

Trump shkarkon nga detyra kryekëshilltarin Bannon

Trump shkarkon nga detyra kryekëshilltarin Bannon

Stephen Bannon është njohur si truri i strategjisë së fushatës së presidentit amerikan Donald Trump dhe përpos kësaj ai mbante edhe postin e kryekëshilltarit të administratës në Shtëpinë e Bardhë.

Megjithatë, presidenti amerikan ka marrë vendimin për ta pushuar nga puna bashkëpunëtorin e tij.

Sipas raportimit të New York Times, burime të afërta me Stephen Bannon, thonë se vendimin për të lënë Shtëpinë e Bardhë kryekëshilltari e kishte marrë që më 7 gusht, kur i kishte dorëzuar dorëheqjen në tavolinë shefit të tij.

Sipas Bannon, dorëheqja duhej të njoftohej në fillim të kësaj jave, por u shty për shkak të protestave në Charlottesville.

Mediat amerikane thonë se Bannon prej muajsh ishte në një përplasje të hapur me këshilltarët e tjerë të Presidentit, madje edhe me anëtarë të familjes së tij.

Të fundit