Flash News

E-TJERA

Trump shtroi iftar në Shtëpinë e Bardhë, kjo është zyrtarja e lartë shqiptare që mori ftesë

Mbrëmë Shtëpia e Bardhë riktheu një traditë që vitin e kaluar nuk u respektua si presidentët e mëparshëm.

Donald Trump shtroi një iftar për besimtarët myslimanë në shenjë respekti. Sipas zëdhënëses së ekzekutivit amerikan Sarah Sanders të ftuarit nuk numëroheshin më shumë se 40 persona. Dhe ndër këta të ftuar, ftesë mori edhe një zyrtare e lartë shqiptare.

Bëhet fjalë për Floberta Luli Faber, ambasadoren shqiptare në SHBA.

“Duke shijuar pamjen dhe duke pritur të shtrohet darka e iftarit o organizuar nga Presidenti Trump”, shkruan ambasadorja, e cila poston edhe një foto të shkrepur nga Shtëpia e Bardhë.

 

Të fundit