Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Trump sulmon sërish mediat: Me ‘fake news’, duan të na futin në luftë me Rusinë
Donald Trump rikthehet duke sulmuar mediat.
Në një seri shkrimesh në Twitter, presidenti amerikan thotë se lajmet e rreme (fake news) dëshirojnë të shohin një përleshje me Rusinë, madje edhe një përplasje që mund të çonte në luftë.
”Janë duke e shtyrë me përbuzje dhe nuk mund ta pranojnë faktin se do të kem ndoshta një marrëdhënie të mirë me Putinin”, theksoi presidenti Trump.
Në një postim të dytë, Trump akuzon mediat për shpikjen e tregimeve rreth tij, që sipas presidentit ”janë shpifje”.
”Problemi është se kur ankohemi për to, u bëjmë publicitet. Por, unë do të vazhdoj të ankohem në çdo rast’’, shkruan në Twitter presidenti Trump.