Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në prag të samitit të G20-ës, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, viziton Varshavën dhe takohet me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh e qeverishë nga nisma rajonale e tre detrave: Detit Baltik, Adriatikut dhe Detit të Zi.
Tensioni në Varshavë është në rritje: po vjen Trumpi. Nuk është hera e parë, që një president amerikan viziton Poloninë. Që nga koha e Richard Nixonit (1972) deri më sot ka pasur dhjetë vizita të këtij lloji. Edhe samite rajonale me Poloninë si vend organizator ka pasur mjaft. Por këtë të mërkurë dhe të enjte (05.07 - 06.07) mblidhen të gjitha menjëherë: Donald Trump, i cili është në një farë mënyre presidneti krejt ndryshe i SHBA-së, takohet në Varshave me dymbëdhjetë kryetarë shtetesh dhe qeverishë nga vendet lindore të BE-së që nga Estonia deri tek Bullgaria si dhe Austria.
Qeveria Trump, siç njofton Shtëpia e Bardhë, do që të "ritheksojë detyrimin e palëkundur të Amerikës ndaj njërit prej aleatëve më të ngushtë europianë si dhe që për administratën e SHBA-së ka prioritet forcimi i mbrojtjes kolektive të NATO-s". Bëhet fjalë edhe për "vlera dhe interesa të përbashkëta dhe një lidhje të ngushtë me Europën Qendrore. Gjatë këtij prezantimi të parë në Europpë Trump do të mbajë një fjalim të rëndësishëm para një mase njerëzish në monumentin përkujtimor të kryengritjes së Varshavës.
Presidenti Duda: Nisma e tre detrave është prioriteti im
Një vizitë në Varshavë është për kreun amerikan të shtetit pothuajse gjithmonë si të ardhurit në shtëpi. Asnjëherë ndonjë vizitë në Varshavë nuk është pritur me deonstrata, përkundrazi ka pasur gjithmonë demonstrim të aleancës së kuptueshme historike amerikano-polake. Gjatë kësaj vizitë Polonia jo vetëm do të prezantohet si "vendi i lirisë", siç preferojnë ta lëvdojnë atë gjithmonë preesidentët amerikanë. Por këtë herë shtohet dhe fakti që Varshava prezantohet si organizatorja e takimit të nismës së tre detrave ("Three Seas Initiative"). Presidenti Andrzhej Duda e prezantoi këtë koncept në një fjalim programatik në konferencën GlobSec në Bratislavë.
Duda tha atje, se kjo nismë do të jetë një "ndër prioritetet" e presidencës së tij. "Polonia do të bashkëkontribuojë në një bashkësi rajonale në bashkësinë euroatlantike", tha ai duke sqaruar, se Europa Qendrore "në mënyrë të vetëkuptueshme është mjedisi politik i Polonisë". "Ndaj ne synojmë, që Europa Qendrore të jetë e sigurtë dhe koherente dhe ajo të zhvillohet ekonimikisht në mënyrë dinamike."
Nisma nuk drejtohet kundër BE-së
Ashtu si bashkëpunimi i anëtarëve lindorë të NATO-s (Duda përmendi në këtë kontekst grupin e "nëntë vndeve të Bukureshtit"), duhet të funksionojë edhe ky grup brenda strukturave ekzistuese, pra brenda BE-së. Grupi ndërdetar nuk synon krijimin e ndonjë blloku apo të ndonjë politike të jashtme të veçantë, sigurojnë ekspertët e vendeve pjesëmarrëse.
Koncepti ndërtar dhe "Europa e re"
Megjithatë kjo nismë të kujton edhe disa të tjera nisma më të hershme. Njëri ndër më të vjetrit është koncepti "ndërdetar" , kur para luftës Polonia përpiqej të farkëtonte aleanca me vendet më të vogla duke u ndodhur vet në situatën delikate mes Gjermanisë revizioniste dhe Bashkimit Sovjetik agresiv. Ndërdetare asokohe nënkuptonte hapësirën me influencë polake mes Detit Baltik dhe Detit të Zi. Ndërsa tani kjo hapësirë është zgjeruar deri në Adriatik, duke u bërë kështu nisma e tre detrave. Takimi i parë rajonal i këtij formacioni u zhvillua më 2016 në Kroaci.
Vizita e Trumpit zgjon edhe një kujtim tjetër: Kur më 2003 në luftën e Irakut SHBA-ja nisi me rrëzimin e Saddam Husseinit dhe kërkonte partnerë për "koalicionin e të vullnetshmëve", në të krahas Britanisë së Madhe, Italisë e Spanjës morën pjesë edhe Polonia, Hungaria dhe Çekia. Anëtarët e rinj të NATO-s asokohe u pagëzuan si "Europa e re".
Me ndjenja të përziera ndaj Trumpit
Sot në kushtet e ndryshuara, Trump has sërish tek "Europa e re". Të paktën në Hungari e Poloni ai gjen qeveri, të cilat janë mjaft skeptike ndaj demokracisë liberale dhe "establishmentit". Ndonëse sot shumë vende janë të shqetësuara për shkak të qendrimit të Trumpit deri tani të paqartë kundrejt Rusisë dhe NATO-s, qeveria polake tregohet pozitive ndaj lojës së çuditshme të Trumpit.
Kësisoj ditët e ardhëshme mund të konturohet një afrim mes SHBA-së nga njëra anë dhe "Europës së re" nga ana tjetër. Kësaj radhe kjo e përforcuar edhe nga dy faktorë: nga njëra anë furnizimet e para me gaz të lëngshëm nga Amerika në Poloni, që e lehëtësojnë këtë të fundit nga varësia riskante politke prej gazit rus. Dhe nga ana tjetër nga prania për herë të parë e dukshme e trupave të aleancës në Poloni dhe në hapësirën e Baltikut.
Udhëtimi i Trumpit në Varshavë një ditë para samitit të G20-ës do të jetë një shprehje e qartë e mirënjohjes ndaj partnerit besnik të SHBA-së, Polonisë dhe vlerësohet si një simbol politik. Por rreziku, që pas kësaj Europa mund të duket edhe më e përçarë se tani, nuk është i dukshëm. Ndërsa për Trumpin vizita është një shans për të shijuar ndoshta një pritje me brohoritje në Europë - pikërisht atë që ai nuk mund ta marë në Hamburg dhe në Europën Perëndimore.
(DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38