Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Administrata e presidentit Donald Trump ka njoftuar se do të tërheqë financimin prej 929 milionë dollarësh që i ka dhënë shtetit të Kalifornisë për ndërtimin e trenit të shpejtë që do të lidhë Los Angeles me San Francisco.
Njoftimin e dha Ministria e Transporteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendimi vjen një ditë pasi Kalifornia dhe pesëmbëdhjetë shtete të tjera paditën administratën Trump për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim mbledhjen e fondeve për ndërtimin e murit me Meksikën. Gjashtëmbëdhjetë shtetet argumentuan se paratë që do të jepnin për murin me Meksikën, do të anulonin shumë projekte infrastrukturore.
“Nuk është rastësi që ky kërcënim i administratës vjen 24 orë pas aksionit ligjor kundër emergjencës kombëtare”, ka thënë Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, duke e quajtur kërkesën për fonde, politike.