Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Trump transferohet në Florida, por guvernatori i Nju Jorkut kërkon transparencë për taksat
Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo iu kthye me zell sulmeve ndaj presidentit Donald Trump. Kreu i shtetit amerikan ka vendosur që të ndryshojë vendbanimin e tij. Nga Nju Jorku ai do të transferohet në Florida.
Por për guvernatorin njujorkez, kjo është një lëvizje e dëshpëruar ligjore për të shmangur pagimin e taksave.
“Beteja do të vazhdojë dhe unë mendoj se kjo është një lëvizje ligjore dëshpëruese. Tani ai po shkon në Florida dhe mendon se 'shteti nuk ka të drejtë që të më marrë taksat, sepse unë lëviza. Tani jam një banor i Floridës'. Por kur ti ke plotësuar informacion financiar tëndin, këtë e ke bërë si banor i Nju Jorkut. Nëse ke zhvatur shtetin e ke zhvatur kur ke qenë një banor i Nju Jorkut”, tha Cuomo për MSNBC.
Presidenti sipas NY Times vendosi që të ndryshojë vendbanimin, pasi një prokuror ka nisur një hetim sa i përket pagesës së taksave në një periudhë tetë vjeçare.
Ndërkohë Trump më herët ka thënë se ai ka vendosur të ikë nga Nju Jorku, sepse nuk është vlerësuar sa duhet.