Presidenti Donald Trump i ka kërkuar këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton të ftojë Presidentin rus Vladimir Putin në Uashington këtë vjeshtë.
Lajmi vjen nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders pas takimit Trump-Putinin këtë javë në Finlandë.
Sanders tha se “tashmë kanë filluar diskutimet” për një takim midis dy presidentëve në vjeshtë.
Mendohet se takimi mund të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, por Sanders nuk e përcaktoi vendin.
Në një koment të bërë të enjten në Twitter, President Trump shkruante se mezi priste takimin e dytë me presidentin rus.
Trump thyen precedentin 25 vjeçar dhe kritikon hapur politikën monetare të Fed
Discussion about this post