Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Mes SHBA-së dhe Kinës vështirë që të gjendet paqja. Ditën e sotme, presidenti amerikan, Donald Trump, porositi kompanitë amerikane të gjejnë mënyrën që të mbyllin operacionet e tyre në Kinë, dhe të prodhojnë më shumë produkte të tyre në territorin amerikan.
Gjithsesi kreu amerikan i shtetit nuk mund të detyrojë kompanitë të braktisin Kinën. Ai nuk dha detaje sesi do të procedojë me këtë urdhër.
"Kompanitë tona të mëdha amerikane janë porositur që menjëherë të fillojnë të kërkojnë alternativa kundrejt Kinës, duke përfshirë sjelljen dhe prodhimin e produkteve tuaja në SHBA. Ne nuk kemi nevojë për Kinën dhe, sinqerisht, do të ishte shumë më mirë pa të", shkroi ai në Twitteri.
Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë.
Ministria e Tregtisë në Kinë ka njoftuar për tarifat shtesë prej pesë ose 10 për qind, në gjithsej 5.078 produkte amerikane, duke përfshirë produktet bujqësore, naftë bruto dhe avionë të vegjël. Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.