Flash News

KRYESORE

Trump uron myslimanët me rastin e muajit të Ramazanit

Trump uron myslimanët me rastin e muajit të Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, uroi myslimanët në SHBA dhe gjithë botën me rastin e muajit të Ramazanit. "Bashkë me Melanian, përcjellim urimet tona që ky muaj i shenjtë të jetë i bekuar për të gjithë myslimanët në SHBA dhe botë", thuhet në një deklaratë të Trump për muajin e Ramazanit.

"Me shikimin e hënës, familjet dhe komunitetet myslimane nderojnë shpalljen me meditim të brendshëm një mujor, ripërtritje shpirtërore dhe adhurim", deklaroi ai.

Trump më tej nënvizoi se myslimanët duke agjëruar, lexuar Kuran, ndihmuar te tjeret dhe duke bërë vepra të mira përjetojnë një freskim në lidhje me qëllimin e udhëtimit të tyre shpirtëror, kështu që thellojnë falënderimin ndaj mëshirës së Zotit.

"Përgjatë këtij muaji, të gjithë ne kemi mundësinë për të menduar bekimet që na janë dhënë dhe të krijojmë miqësi më të mëdha mes nesh. Me frymën e Ramazanit, të gjithë ne mund të arrijmë në nivelin e një shoqërie më harmonike dhe të respektueshme", përfundoi presidenti amerikan.

Të fundit