Flash News

KRYESORE

Trump më i vendosur se kurrë: Jam gati të mbyll qeverinë për ndërtimin e murit me Meksikën

Trump më i vendosur se kurrë: Jam gati të mbyll qeverinë

Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump tregoi edhe një herë se deri ku është i gatshëm të shkojë për të zbatuar premtimin e vet të hershëm në fushatë për ndërtimin e murit me Meksikën.

“Jam gati të mbyll dhe qeverinë nëse do të ishte e nevojshme për ndërtimin e murit me Meksikën” kështu tha presidenti Trump i vendosur për të çuar deri në fund njërin prej premtimeve kyçe në mitingun e mbajtur në Finiks me temën “Ta bëjmë Amerikën madhështore përsëri”.

Para tubimit politik në kryeqytetin e Arizonës, Presidenti kishte vizituar një bazë të marinsave në Juma, në kufirin me Meksikën dhe një qendër operacionale të Patrullës Kufitare amerikane në zonë. Mesazhi i përcjellë ishte ai i nevojës për një kufi të fortë dhe një zbatim më të rreptë të ligjit. Gjatë fjalimit 80-minutësh, shefi i Shtëpisë së Bardhë sulmoi përsëri mediat, duke i barazuar gazetarët me tradhtarët dhe duke duke i quajtur ata "njerëz të keqij që nuk e pëlqejnë vendin tonë", ndërsa mbrojti komentet e tij për Sharlostvillin, të cilat shkaktuan debate të mëdha. Republikani fajësoi atëherë të dyja palët për dhunën, por në Finiks të martën e akuzoi shtypin se nuk i raporton të plota deklaratat e tij. “A i përmendi media fjalët e mia se racizmi është i keq? Jo, ato fjalë nuk i thonë. Shtypi mund të më sulmojë mua, por unë i heq vizën aty ku nisin t’ju sulmojnë ju, sepse këtë bëjnë ata. Sulmojnë mirësjelljen e mbështetësve tanë”, tha Trump.

 

 

Të fundit