Flash News

KRYESORE

 Trump: Vrasja e gjeneralit Soleiman për të ndaluar një luftë, jo për ta nisur

 Trump: Vrasja e gjeneralit Soleiman për të ndaluar një

Presidenti i SHBA, Donald Trmp deklaroi se ka autorizuar vrasjen e komandantit të lartë të Iranit, Qasem Soleimani për të ndaluar një luftë dhe jo për të filluar një të tillë.

Deklarata e Trump erdhi pas një komunikimi me gazetarët, teksa tha se gjenerali ishte duke përgatitur sulme ndaj diplomatëve amerikanë dhe ushtarakëve.

“Ne vepruam për të ndalur një luftë. Ne nuk vepruam që të fillojmë një luftë”, u shpreh Trump nga Florida, duke shtuar se “Nëse do të kërcënohen amerikanët, jam gati dhe i përgatitur për të ndërmarrë çdo veprim”.

Kujtojmë se ambasadori i Iranit, Majid Takht Ravanchi tha në OKB se vrasja e Soleimani do të pasohet me “hakmarrje të ashpër” nga Teherani.

Të fundit