Flash News

KRYESORE

Trumpistan; CNN India ka një emision vetëm për Trumpin

Trumpistan; CNN India ka një emision vetëm për Trumpin

Bëj gati pasaportën. Do shkojmë në Trumpistan

Qoftë kur deklaron se paraardhësi i tij i ka përgjuar telefonin gjatë zgjedhjeve apo “cicëron”në Twitter për sistemin e korruptuar të zgjedhjeve, Donald Trump duket se e gjen gjithmonë një mënyrë për t’i bërë njerëzit që të flasin për të.

Teksa shumica e mediave kanë qenë më shumë se të lumtura të shpenzojnë kohë dhe energji me deklarata të tilla, CNN News 18 në Indi ka vendosur që t’i dedikojë një emision të tërë Donald Trumpit.

Emisioni quhet “Trumpistan”dhe ka fituar vëmendje në një prej kanaleve informuese anglishtfolëse më të mëdha të Indisë. Sipas Vice, krijuesit e programit kuptuan që deklaratat e presidentit kurrë nuk arrijnë të mos shkaktojnë një shpërthim. Pavarësisht nëse janë apo jo dakord me të, njerëzit duan të dëgjojnë se çfarë ka për të thënë.

“Trumpistan”është i veçantë në sensin që qëllimi i tij i vetëm është që ta shoh politikanin amerikanë si një mall argëtimi dhe jo si figurë publike, veprimet e të cilit duhen raportuar. Video e mëposhtme edhe duket e tingëllon si një reklamë për  një serial të krisur, dhe mbyllet me fjalinë “sepse ti kurrë nuk e di se çfarë po kurdis Donaldi.”

https://youtu.be/vsftzt0PeUY

Paragjykimi anti-Trump është i qartë, po kështu edhe arsyeja e stacionit për të prodhuar emisionin: numrat e rating-ut.

Të tjerë personazhe të njohur në median e lajmeve janë munduar që thjesht ta injorojnë Trumpin. Anderson Cooper së fundmi i tha Stephen Colbert që ai e ka bërë Trumpin memec ne Twitter. Ky gjithashtu duket si një pozicion humbës, sepse e lejon Trumpin që të bëjë dhe të thotë çfarë të dojë pa pasoja nga media.

Presidenti Trump është një person i vështirë për t’u mbuluar mediatikisht në mënyrë objektive, por ta kthesh atë në një karikaturë, vetëm sa heq vëmendjen nga çështjet. Nëse fokusohemi vetëm te polemikat e tij, ne rrezikojmë që të mos shohim pasojat e tyre.

 

 

 

Të fundit