Trup dhe fytyrë perfekte, 4 sekretet e pamjes së Jennifer Lopez

Këngëtarja  dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez,  përveç talentit të saj është një ndër femrat më  tërheqëse dhe më seksi në botë.

Edhe pse sapo mbushi 49 vjeç, JLo vazhdon të duket si  një 20-vjeçare.

Sigurisht që pamja e saj i ka disa sekrete të cilat çdo femër duhet t’i ketë parasysh nëse do të ketë një pamje si të Jennifer.

Baza fillon tek dieta me perime, proteina dhe ushqime organike që duhet të shoqërohen me stërvitje.

Jennifer adhuron të bëjë ushtrime për muskujt më shumë se kardio, të cilën e bën kur është duke kërcyer. Por kur vjen puna tek palestra, ajo pëlqen muskujt.

Ndërsa për fytyrën, këngëtarja përdor acid glikerik për ta mbrojtur nga grimi që vendos sa herë është në skenë, si dhe rrezet e diellit.

Këshilla e fundit e Jenniferit është se duhet konsumimi sa më i rrallë i kafeinës pasi ndikon në shfaqjen e rrudhave.