Flash News

KRYESORE

Trupat e NATO-s përgatiten kundër raketave bërthamore

Trupat e NATO-s përgatiten kundër raketave bërthamore

Mijëra trupa ushtarake të NATO-s kanë zbritur në Skoci në një stërvitje të madhe për të praktikuar rrëzimin e raketave bërthamore.  Në këtë stërvitje po marrin pjesë bombardues, anije dhe mijëra trupa ushtarakë.

“Testet e Koresë së Veriut kanë treguar rrezikun që shtetet ‘mashtruese’ të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë”, tha në një deklaratë sekretari britanik i Mbrojtjes Michael Fallon.

“Duke e mbajtur këtë stërvitje në mbrojtje kundër raketave, Britania është në ballë të zhvillimit dhe një përgjigjeje më efektive ndaj këtij kërcënimi në rritje”, shtoi ai.

Stërvitja e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen e ajrit dhe raketave, e njohur si “Formidable Shield”, është duke u zhvilluar në rajonin Hebride në Ishujt Perëndimor. Kjo stërvitje po zhvillohet për herë të dytë në Europë. 

Të fundit