Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Trupi i Zarife Hasanajt mbërrin nesër në Tiranë; ku do zhvillohen homazhet
Ditën e nesërme, 9 maj 2019, do të mbërrijë në Shqipëri trupi i nëntetares 32-vjeçare, Zarife Hasanaj që ndërroi jetë pas një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.
Në orën 12.45 në bazën ajrore të Farkës do të organizohet ceremonia e pritjes së trupit të pajetë të nëntetares.
Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 - 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 - 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongresese.
Sot ishte në Letoni edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila takoi ushtarakët shqiptarë që po marrin pjesë në trajnim.