Flash News

KRYESORE

Trupi me strija dhe shenja e operacionit, Selena Gomez: Zgjodha të kujdesem për veten

Pas fotove të  këngëtares së njohur Selena Gomez, të publikuara në rrjetet sociale ku ajo dukej me trupin me strija, shenjën e operacionit dhe disa kile më shumë, këngëtarja ka reaguar me një mesazh mjaft domethënës për gratë dhe vajzat.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, Selena është shprehur se miti i bukurisë e ka futur gruan e ditëve të sotme në një grackë të urrejtjes ndaj vetes dhe të shpresës së pakët ndërkohë që mundohet të jetë e përsosur.

Ndërkohë ajo ka thënë se ka zgjedhur mbi të gjitha të kujdeset për shëndetin e saj, pa e vrarë mendjen për pamjen e jashtme.

“Miti i bukurisë, një fiksim për përsosshmërinë fizike që fut në një grackë gruan moderne, në një cikël të pafund, të pashpresë, të vetëdijes dhe urrejtjes së vetes, ndërsa përpiqet të përmbushë definicionin e pamundur të shoqërisë për bukuri të përsosur. Unë zgjodha të tregoj kujdes për veten time sepse nuk dua të vërtetoj asgjë tek askush”, ka shkruar Selena.

Të fundit