Flash News

KRYESORE

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri fton PD në komision

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri fton PD në komision

Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri fton PD të marrë pjesë nesër në mbledhjen e komisionit për diskutim mbi sistemin zgjedhor. Ftesa i është dërguar sekretarit për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso .

"Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite:"Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor" Bashkëlidhur po Ju nis minutat e konferencës "Të mohuar nga sistemi: ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës për të mbrojtur demokracinë", thuhet në ftesën e Gjiknurit.

Mbledhja vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku opozita parlamentare, propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani të ndërkombëtarëve.

Të fundit