Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tryeza për simbolet/ Mark Marku: E djathta shqiptare rrjedh nga Rilindja Kombëtare
Fondacioni 'Konrad Adenauer’ dhe Politiko.al organizuan sot në hotel Rogner tryezën e debatit “E djathta shqiptare dhe simbolet e saj”. Të pranishëm ishin politikanë dhe përfaqësues të së djathtës, gazetarë, analistë dhe akademikë.
Drejtori i Fondacionit 'Konrad Adenaur' për Shqipërinë Walter Gloss në hapje të takimit përveç fjalës përshëndetëse u ndal në dilemën çfarë është konservatore dhe e djathtë, dilemë që sipas tij është e pranishme edhe në radhët e CDU-së, partisë më të madhe gjermane të kancelares Merkel. Gloss përmendi vlerat e CDU të mbështetura te përfytyrimi i njeriut kristian, ruajtja e pasurisë kulturore, ekonomia sociale e tregut, Europa dhe integrimi europian, kundërshtimi i rishtetëzimit etj.
Alfred Lela, drejtor i Politiko dhe moderator i konferencës, tha se në Shqipëri nuk ka një të djathtë, por disa duke përmendur të djathtën tradicionale nacionaliste të para luftës, të djathtën e Diasporës, të djathtën e ngujaur burgjeve dhe të persekutuar nga regjimi dhe të djathën e re të lindur bashkë me PD, një parti tipike popullore. Lela foli për 'vështirësi ideologjike' të PD duke qenë se ka një rrallësi të intelektualëve të djathtë'-të cilët, duke iu referuar Roger Scruton janë 'si zotat grekë në mes të njerëzve'.
Shkrimtari Besnik Mustafaj duke folur për atë që ai quajti 'kujtesa e shpërfillur e demokratëve' tha se kujtesa e Partisë Demokratike është sinteza programore dhe jo ndërthurja e brezave. Ai e sheh PD-në aktuale si reaguese më shumë se propozuese apo reflektuese. Një dokument-simbol i rëndësishëm i së djathtës sipas tij është programi i Partisë Demokratike i vitit 1992 me të cilin u fituan edhe zgjedhjet.
Studiuesi Mark Marku ka hedhur një ide të re duke i parë fillesat e së djathtës te Rilindja Kombëtare shqiptare. Ai u ndal te vepra e Sami Frashërit 'Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet?" duke nxjerrë prej saj shumë parime që, edhe sot konsiderohen si të së djathtës. Sipas Markut, Rilindja Kombëtare ishte lëvizje elitash jo masash, siç është përpjekur ta përkufizojë e majta, pjesëmarrës i rëndësishëm në të ishte kleri katolik, ortodoks dhe muhamedan duke i dhënë kështu një tjetër përmasë të së djathtës; si edhe drejtimi i saj që ishte i aristokracisë së pronës dhe i aristrokracisë burokratike të Perandorisë Osmane. Gjithashtu, theksoi Marku, rilindasit nuk besonin te revolucioni, por te evolucioni, qoftë kjo edhe te shkëputja graduale prej shtetit osman.
Fitim Zekthi, politolog, tha në kumtesën e tij se idetë e djathta rrjedhin nga besimi, duke shtuar se pa një epistemologji të mendimit të djathtë, pa një zinxhir lidhës, pa një kuptim zhvillimi që ndodh nga lart-poshtë, nuk mund të pretendohet për ide të djathta.
Tryeza u shoqërua me një debat të gjallë mbi idetë e hedhura. Nuk munguan ndërhyrjet e njerëzve të politikës si Fatmir Mediu, Romeo Gurakuqi, Genc Pollo, Bardh Kadilli, Roland Bejko, por edhe të tjerëve si Dritan Shano, Erald Kapri, Simon Miraka.
Në qendër të diskutimit ishte simbolika dhe gjuha e përdorur nga e djathta ndër vite, si edhe u bë një krahasim me ligjëratën dhe simbolikën e përdorur nga e majta për të vënë në pah ndryshimet mes tyre.
Diskutimi ishte i hapur edhe për ata që kishin pikpamje të ndryshme rreth kësaj simbolike. Në fund të këtij takimi u vendos që të rihapeshin disa çështje që kishin nevojë për një trajtim më të gjerë, si dhe botimi i një libri me këtë tematikë, në një mënyrë më të hollësishme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38







