Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Tryeza për Teatrin Kombëtar, Blendi Fevziu shpreh për herë të parë qëndrimin e tij
Ditën e sotme, aktorë, gazetarë, akademikë e analistë janë mbledhur në një tryezë të rrumbullakët, të organizuar nga Politiko.al, ku po diskutojnë për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Të pranishëm janë personalitete të njohura që kanë dalur hapur kundër shembjes së Teatrit si; akademiku Artan Fuga, pedagogu Ervin Goci, analisti Preç Zogaj, Mark Marku, Neritan Liçaj, Maks Velo, Elsa Demo, Rudi Erebara, etj.
Gazetari Blendi Fevziu, në pamundësi për të qenë i pranishëm në tryezën e organizuar për Teatrin Kombëtar, ka përcjellë mesazhin se është kundër prishjes së teatrit.
Eshtë gazetari Alfred Lela, moderues i mbledhjes, i cili u shpreh gjatë aktivitetit, “Blendi Fevziu më tha që nuk vjen dot, por më autorizoi t'iu them, 'thuaju zonjave dhe zotërinjve që jam kundër prishjes së teatrit'”.
Kujtojmë që ditën e nesërme Kuvendi do të hedhë në votim projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.