Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaron se opozita nuk e njeh më Edi Ramën si kryeministër të vendit, por vetëm si kryetarë të Partisë Socialiste. Në emisionin ‘Mbrëmje Ide’, Duma nuk përmendi ndonjë emër të mundshëm të qeverisë tranzitore me argumentin se do pranon çdo emër, përveç Edi Ramës.
“Principet e kësaj platforme kanë të bëjnë me principet që duhet të caktojë qeveria për të shkuar në një rrugë zgjidhje. Kanë të bëjnë qysh nga kontratat e punës në administratës, tek karta e identitetit, të gjitha detyra ekzekutive të qeverisë. Besoj që kohëzgjatje do jetë deri në zgjedhjet e reja parlamentare. Nuk kemi një propozim individual dhe nuk jemi duke caktuar kryeministrin as individin dhe as forcën. Mjafton vetëm të mos jetë Rama. Rama në çfarëdolloj situate nuk do jetë në krye të kësaj qeveria. Rama mendoj se në sensin e partive politike ai do jetë në tryezë, pro si kryeministër i vendit për ne nuk e ka më këtë target. Unë ia kam hequr vetës mandatin dhe vazhdoj të njoh ty si kryeministër?! Në këtë sens nuk mund të ishte si kryeministër sepse do të ishte një goditje kundër vetes. Si kryeministër nuk mund të pranohet, por si pjesë e PS nuk kemi legjitimitetin të themi se nuk mund të jetë”, deklaroi Duma.
Duma shtoi se Rama nuk ka shumë alternativa ndaj është u detyruar të shkojë drejt një zgjidhje.
“Pozita në të cilën kemi vendosur Ramën është një pozitë që nuk ka shumë alternativa dhe është i detyruar të shkojë drejt një zgjidhje konsensuale. Ajo çka negociohet është tejkaluar mes formales dhe reales, dhe një marrëveshje tashmë është shkelur nga ana e tij. Ne nuk jemi në Shqipërinë e cila nuk ka ligjet e duhura ne jemi në Shqipërinë që nuk i aplikon ligjet e duhura. Ne e dimë që ai ka lidhje individuale me ata komponentët të krimit që janë problematikë në Shqipëri. Sikur ne të presim kohëzgjatjen e drejtësisë për të ndërtuar demokracinë besoj se nuk do arrijmë kurrë. Ky monitorimi nga ndërkombëtarët është si puna e monitorimit të zgjedhjeve ditën e zgjedhjeve. Nuk ndodh vjedhja e votës në kutinë e zgjedhjeve, nuk ndodh atë ditë”, përfundoi Duma.