Flash News

KRYESORE

Tsipras: BE nuk do i shtyjë negociatat me Maqedoninë e Veriut

Tsipras: BE nuk do i shtyjë negociatat me Maqedoninë e Veriut

Shqipëria duket se do të mbetet në grup me Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, pasi edhe fqinji ynë lindor, Maqedonia e Veriut, pritet të avancojë këtë verë në procesin e integrimit.

Shkupi ka marrë së fundmi mbështetjen e fuqishme të Greqisë për hapjen e negociatave.

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka deklaruar se shtyrja e negociatave me Maqedoninë e Veriut do të ndihmonte vetëm ata që kërkojnë të bëjnë hapa mbrapa.

“Refuzimi për nisjen e procesit të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut pas gjithçkaje që arritëm me marrëveshjen historike të Prespës, do të ishte e mirë vetëm ata që bëjnë avokatin e nacionalizimit dhe duan hapa mbrapa kundër politikës së paqes, zhvillimit dhe miqësisë”, ka deklaruar Tsipras.

Në muajin qershor, vendet e BE-së do të marrin vendimin për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shanset që vendit tonë t’i jepet miratimi janë shumë të pakta, për shkak të dështimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të fundit